Ramazani është Muaji i Bujarisë Mbështesni Misionin e Institutit Konak 


Muaji i Ramazanit është stina e bujarisë dhe e ndërtimit të veprave që mbeten trashëgimi. Është koha kur zemrat hapen, kur sadakaja dhe zekati pastrojnë pasurinë dhe forcojnë solidaritetin, dhe kur investimi në dije dhe në shërbim të komunitetit merr një dimension të përhershëm. Në këtë muaj të begatë, ju ftojmë të bëheni pjesë e misionit të Institutit Konak dhe ta mbështesni atë përmes zekatit dhe donacioneve tuaja. 

Contribute to
3% Cover the Fee

Një Projekt Kombëtar: Muzeu i Artit Islam 


Më 23 shtator 2025, gjatë një workshop-i ndërkombëtar të organizuar nga Instituti Konak, Kryeministri i Shqipërisë shpalli mbështetjen e qeverisë për themelimin e Muzeut të Artit Islam në Tiranë, në ndërtesën historike të Sarajeve. Ky ishte një moment historik për trashëgiminë kulturore shqiptare. 

Që atëherë, Instituti Konak ka vijuar me përkushtim punën për: 
– regjistrimin zyrtar të koleksionit pranë Ministrisë së Kulturës, duke siguruar mbrojtjen institucionale të tij; 
– blerjen dhe mbledhjen e artefakteve të rëndësishme, në mënyrë që ato të mos humbasin në koleksione private jashtë vendit, por të mbeten pjesë e trashëgimisë publike shqiptare. 

Mbështetja juaj në këtë Ramazan është investim në ruajtjen e identitetit dhe kujtesës sonë kulturore. 

Një Qendër për Komunitetin dhe Dijen 


Instituti Konak po hap një qendër komunitare dhe kërkimore në Tiranë, e cila do t’i shërbejë një komuniteti gjithnjë në rritje. Kjo hapësirë do të ofrojë ligjërata, seminare, diskutime akademike dhe aktivitete formuese për të rinjtë dhe profesionistët. Synimi është ndërtimi i një kulture të qëndrueshme të dijes teologjike, dialogut dhe përgjegjësisë shoqërore. 

Ndërtoni një Trashëgimi që Mbetet 


Në këtë muaj të Ramazanit, ju ftojmë të kontribuoni me zekatin dhe sadakanë tuaj për të mbështetur këto projekte. Ndihmoni Institutin Konak të ndërtojë një vakëf të qëndrueshëm, një fond që garanton vazhdimësinë e dijes, ruajtjen e traditës dhe edukimin e brezave të rinj. 

Shtoni emrin tuaj dhe të të dashurve tuaj në ndërtimin e një trashëgimie që do të mbetet. Investoni në dije, në kulturë, në edukim dhe në shërbim publik. 

Ramazani është koha e bujarisë. Le të ndërtojmë së bashku një të ardhme me themele të forta. 

Botime dhe Turne Librash për një Kulturë të Gjallë Intelektuale 2026 


Instituti Konak ka nisur një program ambicioz botimesh dhe turnesh librash në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut 2026. Tetë tituj të rinj nga studiues vendas dhe ndërkombëtarë në fushat e teologjisë, mendimit bashkëkohor islam, artit, letërsisë dhe historisë janë në proces publikimi. Përmes këtyre nismave, synohet zgjerimi i qasjes në dije cilësore dhe forcimi i kulturës akademike shqiptare. 

Investim në Brezin e Ri: Bursa Doktorale 


Një nga projektet strategjike të Institutit është themelimi i një programi bursash për studentë të talentuar shqiptarë në nivel doktorature, në universitete prestigjioze evropiane. Qëllimi është formimi i specialistëve në histori, humanitete dhe shkenca shoqërore, të cilët do t’i shërbejnë institucioneve dhe shoqërisë shqiptare. Kjo është një formë konkrete e patriotizmit aktiv dhe e shërbimit ndaj së mirës publike.